Komuna e Podujevës ka nënshkruar sot kontratën me operatorin ekonomik për asfaltim rrugësh në dy fshatra të saj, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit për kontratë, asfaltimi i rrugëve do të bëhet në fshatin Gërdoc dhe në fshatin Sfecël.

Në njoftim është bërë e ditur se tenderin për t’i kryer këto punë e ka fituar “Grup i Operatorëve Ekonomik Quality Asphalt SH.P.K.; N.N.SH. ËORLD MEDIUM”.

Për këtë tender kanë aplikuar pesë operatorë ekonomikë, ndërkohë që është zgjedhur ai që ka ofruar çmimin më të ulët./Llapi.info