Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e shkollës në fshatin Dumosh, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, shuma për ndërtimin e këtij projekti kap shifrat e 562 mijë  eurove.

Edhe pse komuna kishte parashikuar t’i shpenzojë vetëm 400 mijë, e njëjta i ka dhënë edhe mbi 160 mijë euro për ndërtimin e kësaj shkolle në fshatin Dumosh.

Tenderin për këtë projekt e ka fituar  “Konstruktori Ing.1969 Sh.p.k”.

Duhet theksuar se komuna ka planifikuar këtë vit ndërtimin edhe të disa shkollave tjera në Podujevë.

Duke klikuar KËTU, mund ta lexoni të plotë kontratën.