Lokale - eSIMy

46 mijë e 440 euro i ka kushtuar komunës së Podujevës nënshkrimi i një tenderi për renovimin e objekteve shëndetësore, shkruan Llapi.info.

Në njoftimin për kontratë, bëhet e ditur se operatori fitues për kryerjen e këtyre punimeve është “Kompania Prishtina SHPK”.

Sipas njoftimit, për këtë tender kanë aplikuar katër operatorë ekonomikë, por që fitues ka dalë ajo e lartcekur, edhe pse ka pasur edhe kompani tjera që kanë ofruar çmim më të ulët për t’i kryer këto shërbime./Llapi.info