Rreth një milion euro janë investuar në disa projekte në shkollat e komunës së Podujevëës, shkruan Llapi.info.
Kështu ka thënë një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Kreu i Podujevës ka deklaruar se sot në shkollën fillore “Shaban Shala”, është bërë përurimi i objektit të masave të efiçiencës së energjisë.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, zv. Ambasadoren e BE-së në Kosovë, Annacarin Platon, ud drejtoren e Bankës Botërore, Elene Imnadze, drejtorin e Fondacionit Kosovar për Energji Efiçiente, Ahmet Ismajli përuruam objektin e masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “Shaban Shala”, projekt ky i financuar nga fondet e Bankës Botërore, Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Vlera e investimit në shkollën “Shaban Shala” është 230 mijë euro, ku përfshin; izolimin termik të objektit, ngrohjen me kalldajë të objektit, ndriçimin led, dritaret me xhamë tre shtresor, investime të tilla janë bërë edhe në shkollat “Luigj Gurakuqi” në Gërdoc, “Shefki Kuleta” në Bellopojë dhe në ndriçimin efiçient në rrugën “Hakif Zejnullahu”, ndërsa në shkollën”Enver Maloku” kanë filluar punimet e përmbyllen vitin e ardhshëm. Vlera totale e investimit parashihet të jetë rreth 800 mijë euro.
Rëndësia e projektit përveç në ruajtjen e energjisë qëndron edhe në ruajtjen e ambientit të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.