Komuna e Podujevës po vazhdon të rrënoi objektet e ndërtuara pa leje.
Sot inspeksioni komunal, i asistuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur rrënimin e një objekti në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Sekiraçë.
Ekipi i IndeksOnline ka përcjell nga afër këtë aksion të inspektorëve ku pronarët e objektit nuk kanë rezistuar fare.
Javën e kaluar ishte rrënuar edhe një objekt tjetër në Lluzhan ku ishte e vendosur “Viva Fresh Store”.


