Lokale - eSIMy

Llapi.info ka publikuar sot pamjet e një aksioni që ka zhvilluar Inspektorati i Komunë së Podujevës, të asistuar edhe nga Policia, për rrënimin e disa objekteve pa leje në fshatin Orllan, shkruan tutje Llapi.info.

Ky veprim i drejtorit të Inspektoratit, Besnik Mulliqi, i ka kushtuar me shkarkim nga kjo pozitë. Kështu ka thënë edhe vetë Mulliqi  në një postim në Facebook, duke e quajtur këtë vendim si skandaloz.

“Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA. Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdushme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm! Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar! Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz”, shkruan ai./Llapi.info

Më poshtë pamjet nga rrëzimi i objekteve buzë liqenit të Batllavës: