Një rrëfim prekës ka ardhur nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka humbur motrën dhe babain nën rrënoja.
“Më ra rafti në këmbë dhe pastaj nuk mbaj mend gjë. Nuk e dikur rashë poshtë, por kur u zgjova pashë isha poshtë gurëve. Batania më ishte ngatërruar keq dhe nuk dilja dot. Fillova të bërtas dhe të kërkoj ndihmë. Erdhën disa burra dhe më nxorën”, deklaroi 12-vjeçari Alesio Cakani për mikrofonin e Top Channel.