75-vjeçari nga Podujeva, Bajram Blaku, që në Zonën e Llapit njihet si pajtues gjaqesh.

Për tri dekada rresht, në këtë zonë ai pajtoi më shumë se 130 gjaqe. Ai ishte emëruar kryetrari lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në Podujevë që nga vitet e 90-ta.

Blaku në një rrëfim për Periskopin thotë se falja e gjakut është një akt shumë i lartë.

“Falja e gjakut është një akt shumë i lartë, nuk e di që mund të ketë akt më sublim sesa të fal njeriu, ta kapërcej hidhërimin me një besim se atë që ajo zgjidh, atë variantin e çon kah e mira. Ma në fund edhe Zoti e çmon shumë falje, përmendet edhe në Kuran”, thotë ai.

Përpjekjet e maratonike 30-vjecarëshe të Blakajt jo gjithherë përfunduan me falje.

“Ka qenë vrasja kur polici e bënë vrasjen me uniformë, e tash ata s’kanë mujt me e falë, se s’ka shkuar në kurrfarë procedure. Ka qenë rasti kur është vrarë një demostrant në Prishtinë nga polici shqiptar as ajo s’ka ardhë në shprehje me u falë. Pastaj janë kanë do raste të rënda, ku është fik familja, është shuar gjaku…”, thotë pos tjerash ai./Periskopi/Llapi.info

Për më shumë ndiqeni rrëfimin e tij:

Rrëfimi i bashkëpunëtorit të ngushtë të Anton Çetës, i cili pajtoi më shumë se 130 familje në Zonën e Llapit

Rrëfimi i bashkëpunëtorit të ngushtë të Anton Çetës, i cili pajtoi më shumë se 130 familje në Zonën e Llapit

Gepostet von Periskopi am Freitag, 21. Juni 2019