Rrebeshe shiu e breshër në disa qytete të Kosovës

Mot me shi të rrëmbyeshëm, breshër dhe erë të fuqishme po mbizotëron në disa qytete të Kosovës raporton Gazeta Express.

Faqja që merret me parashikimin e motit “Meteo Ballkan”, ka ndarë disa video nga Istogu, Ferizaj e Shtimja.

Rrebeshe të shiut dhe erë e fuqishme shihen në video-incizim, pas një moti me diell në orët e paradites.