Pjesë të ndryshme të Podujevës janë përfshirë minuta më parë nga një rrebesh shiu, shkrua Llapi.info.
Edhe në fshatin Majac, sipas pamjeve që ka publikuar Meteo Ballkan, shihet freskimi që ka përfshirë këtë anë.
Në anën tjetër, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve (sot dhe nesër) do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-29 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim./Llapi.info