Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Podujevë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht vajzën dhe nusen e djalit, transmeton Llapi.info

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Podujevë 22.10.2018-17:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar në shtëpinë e tij i kishte sulmuar dy viktimat, vajzën dhe nusen e djalit, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia./Llapi.info