Lokale - eSIMy

Mbrojtësi kosovar i Hellas Veronas, Amir Rrahmani, ka pasur sprintin më të shpejtë në xhiron e shtatë të Serisë A.

Rrahmani u paraqit për 90 minuta në fitoren 2 me 0 ndaj Sampdorias të shtunën.

Sipas faqes zyrtare të statistikave në Serie A, kosovari pati sprint prej 34.73 kilometra për orë duke u bërë futbollisti më i shpejtë i javës në Itali, transmeton Koha.net.

Në statistikat tjera, derbi Inter-Juventus ishte dueli me më së shumti distancë të mbuluar nga lojtarët, 225401 kilometra. Interi mbuloi 112563km, ndërsa Juve 112838.