Një rrahje në qendër të Podujevës ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, shkruan Llapi.info.
Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, shihet se në rrahje janë përfshirë gjashtë persona.
Në momentin kur ndodhte përleshja e tyre shihet një veturë e Policisë së Kosovës, e cila arrinë në vendngjarje.
Llapi.info mëson se ka ndodhur arrestimi i tyre dhe të gjithë janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë.
Nuk dihet ende motovi që çoi në përleshje fizike mes këtyre të rinjve.






