Një rrahje ka ndodhur në Bulevardin e Dëshmorëve në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, rrahja ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje, ku kanë qenë të përfshirë gjashtë persona.

Si pasojë e përleshjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, gjashtë personat e dyshuar janë intervistuar – të cilët, me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës po vazhdon t’i hetojë rrethanat tjera përkitazi me këtë rast./Llapi.info