Goyo ilustrim
Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është regjistruar një rast i dhunës familjare në Prishtinë.

Mbrëmë pas mesnatës është regjistruar një rast i dhunës në familje në Prishtinë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në ora 00:05, ku dy persona janë arrestuar, një femër dhe një mashkull, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete.

Si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.