Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje fizike që ka ndodhur rreth orës 15:00 në Podujevë, njofton Llapi.info.
Siç ka njoftuar PK në raportin e saj ditor, një person ka thënë se është sulmuar fizikisht nga një tjetër.
“Podujevë 22.09.2022-14:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.