Screenshot
Lokale - eSIMy

Përsëri rrahje në Podujevë – një person në gjendje të rëndë dërgohet me autoambulancë, një tjetër arrestohet.

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Podujevë, ku si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spital nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa një person është arrestuar lidhur me rastin.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që Policia të dalë me informacione zyrtare pas përfundimit të hetimeve.