Policia e Kosovës njofton se dje ka ndodhur një rrahje e rëndë në Podujevë, ku një person ka goditur me një mjet të fortë një person tjetër, shkruan Llapi.info.
Siç njofton policia, i lënduari ka marrë tretman fillimisht në QKMF-në në Podujevë dhe pastaj është dërguar për në QKUK-Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka goditur me një mjet të fortë viktimen mashkull kosovar. Viktima pas marrjes se ndihmës së parë në QKMF Podujeve është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia, pa detaje tjera./Llapi.info






