Foto ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa një i dyshuar është arrestuar dhe më pas është liruar.

“Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info