Një rrahje ka ndodhur dje në Podujevë, ku për pasojë një person është lënduar, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e sa ditor.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK. Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info