Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona në Podujevë, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht një tjetër, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”./Llapi.info






