Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një tjetër, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.  Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info