Një rrahje mes dy personave ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Bekim Lushaku” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Si pasojë e kësaj përleshjeje njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar. Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte pasur konfrontim fizik me viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”./Llapi.info