Lokale - eSIMy

Një përleshje ka ndodhur rreth orës 18:30 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, një person është lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës

“Ështëarrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar .Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore./Llapi.info