Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy persona, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Rr. “28 Nëntori”, Podujevë 19.10.2020 – 13:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar m/k (njëri i mitur), pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë lodër”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, policia ka thënë se me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info