Lokale - eSIMy

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi i njëjti është sulmuar nga dy persona tjerë, raporton Llapi.info.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, derisa viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, dy të dyshuarit e përfshirë në këtë përleshje janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Bëhet e ditur se viktima ka qenë i moshës së mitur dhe i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore./Llapi.info