Lokale - eSIMy

Tre persona janë përfshirë në një rrahje në Podujevë, njëri prej të cilëve është bërë për spital, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, nga ky incident janë arrestuar dy persona, ndërsa i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur), pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor./Llapi.info