Lokale - eSIMy

Një femër ka pësuar lëndime trupore, pasi e njëjta është sulmuar nga një femër tjetër, njofton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, derisa është bërë e ditur se e dyshuara është arrestuar.

“Podujevë 28.09.2021-19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info