Lokale - eSIMy

Dy persona janë lënduar dhe tre të tjerë janë arrestuar, pasi të njëjtit janë paleshur mes vete në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor dërguar medieve, ndërkohë që rasti, sic citohet në këtë raport, po vazhdon të hetohet.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar  në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar PK.

Pa dhënë detaje tjera, rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor dhe sulm”./Llapi.info