Foto Ilustrim
Lokale - eSIMy

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Merdar të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, ku edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Fsh. Merdare, Podujevë 30.08.2022 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit meshkuj kosovarë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka thënë Policia./Llapi.info