Një person është therur me thikë në një rrahje fizike, për të cilën klankosova.tv, merr vesh se ka ndodhur në një kafene te zona e njohur Xhamia e Llapit.
Për ngjarjen ka dhënë versionin e autoriteteve të sigurisë edhe Enis Pllana, zëdhënës i Policisë në kryeqytet, i cili i tha redaksisë se tashmë kanë nisur edhe hetimet rreth rastit.
“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rr. ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë.
Duke u bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.






