Një rrahje mes dy personave ka ndodhur në fshatin Gërdoc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rasti është konfirmuar edhe Policia e Kosovës në njoftimin e saj ditor dërguar mediave.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri prej të përfshirëve ka pësuar lëndime trupore.
I njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).
Të dyshuarit janë intervistuar nga zyrtarët policorë.
Nuk raportohet për të arrestuar.
/llapi.info






