Një rrahje mes dy grupeve ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lexues të GazetësDemos kanë dërguar pamje të këtij momenti, ku dëgjohen edhe të bërtitura.

Sipas dëshmitarëve që kanë rastisur të jenë në momentin kur edhe ka ndodhur rrahja, thonë që familjarët e një vajze e kanë rrahur të dashurin e saj, motivet që kanë ardhur deri tek kjo rrahje nuk dihen.

Fillimisht, në këtë rrahje ka reaguar një polic me rroba civile, ndërsa më pas edhe tre ekipe të Policisë.