Katër anëtarë të një familje në Prishtinë janë rrahur mes vete të martën, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.
Sipas njoftimit, një anëtar i familjes ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Katër të dyshuarit janë shoqëruar në Polici, por me vendim të prokurorit, prindërit janë liruar me procedurë të rregullt, kurse i djali dhe vajza e tyre janë dërguar në mbajtje.