Lokale - eSIMy

Tre persona janë arrestuar të hënën në mesditë në Podujevë për përfshirje në një përleshje fizike.

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit vetëm njëri është dërguar në mbajtje.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Policia në raportin 24-orësh.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar një shufër druri si dhe një thikë.

Rasti është hapur në drejtim të veprave penale ‘Sulm’ dhe ‘Armëmbajtje paleje’.