Një rrahje mes tre personave ka ndodhur në Mitrovicë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, një person ka mbetur i lënduar dhe dy të tjerë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Martin Camaj, Mitrovicë 14.08.2022-13:42 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore me ç’rast i është ofruar trajtimi mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.