Një rrahje mes personave ka ndodhur rreth orës 18:45 në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Sipas PK-së, dy pre tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është dashur t’u jepet edhe tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info






