Foto Ilustrim
Lokale - eSIMy

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Bajram Krasniqi” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore, ndërkohë që në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë.

“Rr. Dr, Bajram Krasniqi, Podujevë 31.12.2021 – 09:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, ku si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.  Në vendin e ngjarje është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info