Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të mitura janë arrestuar në Podujevë, pasi që të njëjta dyshohen se janë përleshur mes vete.

Sipas raportit policor, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Lëndim i lehtë trupor: Fsh. Letanc, Podujevë 30.04.2025, 16:10. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare- të mitura dhe të njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.