Një tjetër rrahje mes disa personave ka ndodhur në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Rasti ka ndodhur pak mesnatës, ndërkohë që dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Podujevë 31.10.2020 – 01:25. Ka ndodhë një rrahje mes disa personave ku si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj Kos. kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një karikator me një fishek. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK pa dhënë detaje tjera.
Ndërkohë, në po këtë rast, një polic është kanosur, i cili ka intervenuar në këtë rrahje.
“Podujevë 31.10.2020 – 01:30. Ankuesi mashkull Kos. zyrtar policor ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull Kos. deri sa ishte duke intervenuar në një rast rrahje. I dyshuari ishte i lënduar dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës.
Duhet theksuar se rastet e rrahjeve në këtë javë kanë qenë të në numër të madh, ndërkohë që ka pasur edhe persona të lënduar rëndë./Llapi.info






