Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje pasditen e së dielës në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit kanë pësuar edhe lëndime trupore.
“Janë arrestuar 6 (gjashtë) persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që kanë qenë pjesëmarrës në rrahje. Si pasojë e rrahjes ndihmë mjekësore kanë kërkuar të dyshuarit të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e PK-së.
Gjithashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.