Lokale - eSIMy

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, nga kjo rrahje ka edhe të lënduar pasi janë përdorur edhe shkopinj druri dhe kaçavidë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes patën dalë edhe ekipet policore.

Me këtë rast, policia ka intervenuar duke arrestuar të involvuarit në këtë incident, për çka, të njëjtit, janë dërguar në mbajtje për dy ditë.

Përkundër që rasti ka ndodhur dje, policia e Kosovës nuk ka dhënë as edhe një informacion në raportin e saj ditor./Llapi.info