Lokale - eSIMy

Një rrahje ka ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se një person është arrestuar, kurse një tjetër është lënduar.

Në këtë rrahje, është konfiskuar një sëpatë, e cila dyshohet se është përdorur.

Njoftimi i Policisë së Kosovës nga raporti ditor i saj:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 3 viktimave, dy femrave dhe një mashkulli kosovarë, me ç’rast viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime trupore, për të cilat i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një sopatë që dyshohet se ishte përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

 

 

 

/llapi.info/