Lokale - eSIMy

Gashtë persona janë rrahur mes vete në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se çfarë ndodhi në këtë përleshje.

“Në orën 14:20 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike mes 6 personave në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. Ku dyshohet se fillimisht është shkaktuar një aksident i qëllimshëm mes palëve për shkak të një mosmarrëveshje që palët kanë pasur më herët mes vete”, tha Ahmeti.

Sipas saj, menjëherë kanë reaguar ekipet e NJSO-së të cilat ishin në vendin e ngjarjes, dhe kanë arritur që të ndalojnë gjashtë personat e përfshirë në këtë mosmarrëveshje, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.