Lokale - eSIMy

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, raporton Llapi.info.

Në këtë përleshje janë përdorur edhe mjete të mprehta, dersisa ka edhe persona të lënduar. Në bazë të pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info