Në Fushë Kosovë ka ndodhur një përleshje masive në orët e vona të mbrëmjes së 26 marsit ndërmjet komuniteteve egjiptianë dhe ashkali, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
PK shton se me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Egjiptianë, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje me dy viktimat meshkuj K/Ashkali, ku këta të fundit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thotë PK.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.






