Shtatë të rinj janë përfshirë në një rrahje të shtunën në mbrëmje, në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë, për motive ende të panjohura. Rasti u zbulua pasi njëri nga të dyshuarit u paraqit ën Polici si viktimë dhe raportoi se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Si rezultat i denoncimit, Policia nisi hetimet dhe u kuptua se shtatë të dyshuarit, në mesin e tyre një i mitur janë rrahur mes vete.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ensar Kelmendi, Altin Latifi, A.B., 17-vjeçar Dorian Deçani, Agon Islamaj, Albi Bajri dhe Uranik Dinaj, të cilët tashëm janë arrestuar.
Të rinjtë që i zuri sherri me Policinë janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, gjashtë prej tyre për 48 orë, ndërsa i mituri për 24 orë.
Konflikti mes tyre ka eskaluar në sulm natën e 17 shtatorit dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Gjatë përleshjes, Sinjali mëson se është ekspozuar edhe një armë, të cilën e ka dorëzuar njëri nga të dyshuarit dhe ndaj tij është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të armëve.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.