Lokale - eSIMy

Një tjetër rrahje ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë dy persona, raporton Llapi.info.

Në këtë rrahje është përdorur edhe një thikë, me ç ’rast njëri nga të involvuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që është bërë e ditur se i lënduari është nisur për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është arrestuar dhe më pas i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Duhet theksuar se rastet e therjeve me thika janë shpeshtuar kohët e fundit në rajonin e Llapit, derisa ditë më parë dy persona pësuan lëndime trupore pas therjeve me thika, rast ky i ndodhur para disa kafiterieve në qytet./Llapi.info