Lokale - eSIMy

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, në këtë rrahje janë përdorur edhe mjete të mprehta (thika), me ç’rast ka edhe të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që është bërë e ditur se dy persona janë dërguar në QKUK.

“Podujevë 03.02.2022 – 18:00. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Viktimat janë duke u trajtuar në QKUK. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit nuk janë hasur në vendin e ngjarjes.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info