Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në një lokal në qendër të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, një person është plagosur nga të shtënat me armë.

Ngjarja ka ndodhur në një shisha bar, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato mjekësore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00.

Llapi.info është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës./Llapi.info